Telegrafi

Të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Në takim u vlerësua se institucionet e vendit, në të gjitha nivelet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim të kryerjes edhe më efikase të detyrave që shtrohen para tyre dhe të arritjes së objektivave që kanë parashtruar për vitin në të cilin sapo kemi hyrë.

Po ashtu – siç bëhet e ditur në një komunikatë për opinion – u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në vend. Njëzëri u konstatua se me përjashtim të veriut të Kosovës, ku ende ka trazira të herëpashershme, gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Por, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës sërish theksuan vendosmërinë e institucioneve dhe të qytetarëve të vendit për ndërtimin e një shoqërie demokratike në të cilën do të mbretërojë rendi dhe ligji. /Telegrafi/