Anëtarët e Qeverisë së Maqedonisë, dje, njëzëri e kanë pranuar nevojën për përgatitjen e strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën (2018-2023), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria ka angazhuar shumë ministri dhe organe shtetërore në afat prej 10 ditëve për të dorëzuar emërime deri te Kabinei i ministrit Edmond Ademi për anëtar dhe zv.anëtar për grupin punues për përgatitjen e kësaj strategjie për bashkëpunim me diasporën.
Në propozimin e Ministrisë për Punë të Jashtme, Qeveria dje solli konstatimin deri te Kuvendi i Maqedonisë për të dorëzuar Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes nga Parisi, e cila ka të bëjë me ndryshimet globale klimatike dhe emetimet e gazrave të dëmshme.
Gjithashtu, është miratuar edhe informacioni për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale në mes Maqedonisë dhe BE-së për bashkëfinancim të shpejtë të shkëmbim seksionit Drenovë-Gradsko, si pjesë e rrugıs ‘Koridor 10’. /Telegrafi/