Site icon Telegrafi

Do të përgatitet projekti për një autostradë nga Bukojçani i Gostivarit e deri në Kërçovë

Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore nënshkroi marrëveshje për përpilimin e një projekti infrastrukturorë për ndërtimin e autostradës Bukojçan-Kërçovë, që përfshin ndërtimin e një tuneli gjatë punimeve të ardhshme ndërtimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një firmë nga Shkupi është zgjedhur për përgaditjen e dokumentacionit në një afat 10 mujorë. Marrëveshja u nëshkrua në fillim të shkurtit dhe kjo do t’i kushtojë shtetit 1.681.500 denarë.

Projekti për përpilimin e marrëveshjes vjen pas përfundimit të projektit bazë për një pjesë autostrade nga Bujkoçani i Gostivarit e deri në Kërçovë.

Ky segment i rrugës është pjesë e autostradës së ardhshme Gostivar- Kërçovë, që planifikohet të ketë një gjatësi prej 42 kilometrash. Përgaditja e të gjithë dokumentacioneve të këtij projekti është parakusht për marrjen e një kredie të favorshme nga institucionet financiare ndërkombëtare në të ardhmen për realizimin e këtij projekti./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version