Site icon Telegrafi

”Të përfundojë maltretimi nëpër gjykata”

Të akuzuarit në rastin ”Syri i gjarpërit” kanë kërkuar që të përfundojë saga e tyre e endjes nëpër gjykata për dhjetë vite.

Edhe sot është anuluar gjykimi për rastin e tyre ku duhet të gjykohen për fajësi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vjedhje në pikëpagesat e rrugëve të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 71 të akuzuar që ende presin vendim gjyqësor për rastin e tyre.

Në vitin 2007 me operacionin e quajtur ”Syri i gjarpërit” policia e Maqedonisë kishte arrestuar qindra persona, shumica inkasantë në pikëpagesat e Maqedonisë të cilët dyshoheshin për përvetësim të qarkullimeve ditore. /Telegrafi/

Exit mobile version