Policia e Shtetit është duke kryer një operacion në Tiranë ku janë lëshuar 24 urdhër nga SPAK. Sipas burimeve, 5 prej tyre janë me masë arresti në burg, 10 arrest në shtëpi dhe 9 të tjerë me masë detyrim paraqitje.
Personat me masë arresti janë punonjës në stafin e Universitetit Bujqësor në Kamzë dhe dyshohen se janë të përfshirë në tendera të ndryshme.
Sipas burimeve, njëri prej personave të arrestuar është drejtues i një subjekti tregtar. Të njëjtat burime pohojnë për A2CNN se janë ekzekutuar të 24 masat e sigurisë.