Site icon Telegrafi

Do të përforcohet shërbimi inspektorial në fushën e mbrotjes sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, sot mbajti mbledhje me inspektorët që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale. Në mbledhje u bisedua për gjendjen aktuale të shërbimit inspektorial dhe për aktivitet e ardhshme që i ndërmer ministria për të përforcuar kapacitetin e këtij shërbimi, para fillimit të zbatimit të reformës së re sociale.

“Shërbimi inspektorial me vite ka qenë e shkatërruar. Qëllimi ynë është që këtë shërbim ta përforcojmë dhe të zhvillojmë, sepse pikërisht ky shërbim do të jetë njëri nga mjetet kyçe në zbatimin e reformës sociale dhe pagesën e të hyrave minimale të garantuara”, deklaroi Carovska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kumtesës së MPPS-së, në periudhën e ardhshme do të intensifikohet puna në teren, vazhdimisht do të ndiqen punët e qendrave sociale në Maqedoni. Gjithashtu do të organizohen aktivitete për riedukimin e të punësuarve në shërbimin inspektoriale, me qëllim të forcohet kuadri./Telegrafi/

Exit mobile version