Telegrafi

Do të përforcohet mbrojtja e fëmijëve dhe qasja drejt shërbimeve sociale në Maqedoni

‘Përmes marrëveshjes sociale drejt qëndrueshmërisë’, është titulli i projektit i cili do të prezantohet sot, ndërsa është në drejtim të sigurimit të një mjedisi të volitshëm për marrëveshje sociale në sferën e mbrojtjes së fëmijeve dhe shërbimit social, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mënyrë duhet të mundësohet qëndrueshmëri financiare afatgjate për organizatat qytetare dhe të përmirësohet efikasiteti dhe qasja drejt shërbimeve sociale.

Projekti financohet prej BE-së, ndërsa do të zbatohet SOS Fshatit për fëmijë në Maqedoni në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, qendrar për punë sociale, Entin për veprimtari sociale. /Telegrafi/