Site icon Telegrafi

Të përfituara nga krimi, sekuestrohen 1 milion euro pasuri në Tiranë

Janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 milion euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve në Tiranë.

Policia bën me dije se janë sekuestruar dy vila në Dobresh, që janë në pronësi të Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer në bashkëpunim. /Telegrafi/

Exit mobile version