Përfaqësuesja e lartë e Federatës së Futbollit të Senegalit, Fatma Samoura, ka zbuluar në një intervistë për mediat franceze se senegalezët do të bëjnë gjithçka që ta kenë Sadio Manen në Kampionatin Botëror.
Mane pësoi dëmtim gjatë ndeshjes së Bayernit me Werderin dhe paraqitja e tij në Katar është e pasigurt.
Sulmuesi duket se nuk është plotësisht i aftë për kompeticionin, por nënkryetarja e parë i FIFA-s, Fatma Samoura, ka zbuluar se Senegali do të përdorë ‘magjistaret’ për ta ndihmuar lojtarin të rikuperohet.
Edhe pse parashikimet e para thonë se ai do të duhej të ishte jashtë fushës për një muaj, skuadra ku do të jenë mjekët dhe ‘magjistarët’, do të sigurohet që ai të kthehet më herët në fushë.
“Ne do të përdorim magjistarët! Nuk e di nëse do të jenë efektive në këtë rast, por sigurisht që do t’i provojmë, pa marrë parasysh çfarë. Ai duhet të jetë në kampionat”, ka thënë Samoura për Europe 1.
Senegal will use witch doctors to get injured Sadio Mane to the World Cup – claims FIFA secretary general Fatma Samoura https://t.co/1JD1QRnUW4
— Mail Sport (@MailSport) November 10, 2022
Kujtojmë se së fundmi u zbulua se edhe Paul Pogba u përpoq të përdorte ndihmën e magjive për të gjetur veten në Katar, por kjo nuk i ndihmoi.
Meqë ra fjala, Senegali është në grup me nikoqirët Katarin, Ekuadorin dhe Holandën dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 21 nëntor. /Telegrafi/