Telegrafi

Do të përballen me Real Madridin, Napoli ka një porosi për ‘Mbretërit’

Napoli dhe Real Madrid do të jetë një përballje tejet interesante në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madrid nuk do ta ketë të lehtë kalimin tutje pasi do të luajnë ndaj një Napoli të motivuar.

E presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka thënë se trajneri i tyre, Sarri e ka paraparë përballjen me ‘Los Blancos’.

“Sarri kishte thënë se ndoshta do të ndeshemi me Realin. Ndoshta Reali janë të kënaqur me shortin por edhe ne gjithashtu”, tha De Laurentis.

Tutje regjisori i mirënjohur italian deklaroi se do të jetë një ndeshje historike dhe se do të tentojnë ta nxjerrin nga gara Realin.

“Do të jetë një ndeshje historike. Është mirë për ta nxjerrë nga gara Real Madridin”, tha Sarri. /Telegrafi/