Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterijev tashmë edhe e zyrtarisht ka dërguar letër deri tek prokurori Ljubomir Joveski dhe shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska të dorëzojnë infromacione për statusin e kryeprokurore së PSP-së, Katica Janeva.
Për TV24 ai thotë pas marrjes së përgjigjes do të nisë mbledhje për nisjen e procedurës për shkarkimin e Janevës. Nëse fillojnë procedurë të tillë, Këshilli do të duhet të dorëzojë në Kuvend raport për vërtetimin e gjendjes faktike dhe arsyet për shkarkim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe kryetari i Komisionit kuvendar për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski thotë se nuk mund të emërohet një kryetar të përkohshëm apo ushtrues detyre të kryeprokurorit special deri sa të mbarojë mandati i Katica Janevës.
Prokurori Ljubomir Joveski dje tha se nëse Janeva pengohet në kryerjen e punës së saj, atëherë Këshilli i Prokurorëve Publike, duhet të vendos ushtrues detyre në krye të PSP-së, nga radhët e prokurorëve të këtij institucioni./Telegrafi/