Site icon Telegrafi

Të pëlqyerit dikë tjetër mund ta përmirësojë lidhjen tuaj

Hulumtuesit nga universiteti i Columbia, Indiana dhe Kentucky-Lexington kanë studiuar 160 femra të moshave të ndryshme, të cilat ishin të martuara ose në lidhje për një kohë të gjatë.

Studimi ka treguar se 70% e tyre kanë pranuar se ndjejnë simpati ndaj dikujt tjetër.

Nuk duhet të çuditemi nga përqindja e lartë, sepse të tërhequrit nga dikush tjetër është diçka krejtësisht e pashmangshme. Megjithatë kjo s’mund të merret si diçka negative, transmeton Koha.net shkrimin e The Independent.

“Femrat kanë pasur përvoja dhe strategji të ndryshme nga njëra tjetra në menagjimin e djemve që i tërhiqnin” shkruajnë autorët në studimin e publikuar në revistën Sex&Marital Therapy.

“Shumica e femrave deklaruan se i pëlqyeri i tyre nuk kishte ndikim në lidhjen e tyre dhe se madje ajo ndihmonte që femrave t’i shtohej dëshira për partnerin”.

Studimi gjithashtu tregoi se shumica e femrave mbanin sekret këtë nga partneri i tyre. /Telegrafi/
 

Exit mobile version