Steve, që është i pastrehë në Mançester të Anglisë, është befasuar nga disa banorë të zonës, që ia kanë organizuar një aheng të vogël për ditëlindje.
Në ditën që mbushi 46 vjet, ai nuk ishte i vetëm. Këtë herë kishte tortë, lëngje, biskota dhe dekorime me balona, transmeton Telegrafi.
“I dhashë një ditë tortë, që kishte tepruar nga ditëlindja e fëmijës tim. Më tha se kurrë nuk e kishte festuar ditëlindjen me dikë dhe iu mbushën sytë me lot”, ka shpjeguar Shalva Moussa, e cila e organizoi këtë aheng të vogël.
Për të pastrehun që qëndron pranë një kabine telefoni, janë mbledhur mjaft dhurata dhe kartolina, ndërsa pritet që t’i gjendet edhe një banesë e vogël. /Telegrafi/