Një gjykatë federale ia ka ndaluar përkohësisht San Franciscos që të largoë kampet e të pastrehëve, duke thënë se qyteti ka shkelur politikat e tij duke mos iu ofruar strehim tjetër.
Gjykatësi Donna M. Ryu në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Oakland mori një vendim që ia ndalon qytetit të prish tendat dhe të konfiskojë gjësendet e banorëve të kampit.
Masa erdhi pas një padie të ngritur në emër të pastrehëve që kërkonin të ndalonin San Franciscon nga çmontimi i kampeve derisa të siguroheshin mijëra shtretër shtesë të strehimit.
“Argumentet e qytetit ishin tërësisht jo bindëse”, tha gjykatësi, raporton cbsnews.
Ka rreth 7,800 njerëz të pastrehë në qytetin e shtetit të Kalifornisë dhe ajo ka pranuar se nuk ka mijëra shtretër të përkohshëm ose të përhershëm.
Ndryshe, në Shtetet e Bashkuara numri i të pastrehëve është rritur dukshëm, sidomos në Kaliforni. /Telegrafi/