Iggy Azalea akuzohet vazhdimisht për ndërhyrje kirurgjike për shkak të të pasmeve të saja të formësuara.
Dhe reperja duket se ndihmon në përhapjen gjithnjë më të madhe të këtyre spekulimeve me imazhet e linjave të saja trupore.
Këngëtarja e ka treguar me krenari pjesën e pasme të bujshme duke i forcuar akoma më shumë thashethemet se ka vënë implante.
Azalea në të kaluarën ka pranuar se e ka zmadhuar gjoksin, mirëpo deri më tani nuk ka pranuar të ketë ndonjë intervenim në të pasme. /Telegrafi/