Site icon Telegrafi

Të pashëndetshme për konsumim, mirëpo në amvisëri bëjnë çudira: Si t’i përdorni pijet e gazuara çdo ditë!

Nëse keni shumë insekte në ndonjë dhomë apo në oborr thjesht qitni lëng të gazuar në tepsi dhe lëreni

Është e njohur që lëngjet e gazuara seriozisht ndikojnë në shëndetin. Pothuajse nuk ka nutricionist, i cili do t’ju këshillojë se si duhet ta pini këtë pije.

Pikërisht për këtë shkak kohëve të fundit në gjithë botën po aplikohen fushata të ndryshme për jetë të shëndetshme, të cilat apelojnë te njerëzit që tërësisht t’i eliminojnë pijet e gazuara nga ushqimi.

Këto pije janë plot përbërës të cilët mund të shkaktojnë probleme afatshkurta, madje edhe afatgjata, transmeton Telegrafi.

Mjafton të dini që një shishe përmban 10 lugë sheqer dhe përbërës të tjerë të cilët dëmtojnë organizmin.

Megjithatë, tani nuk do të përmendim gjërat negative të lëngjeve të gazuara, porse vetëm çfarë mund të bëni me këto pije.

Nëse në vend të pickimit vendosni leckë të njomur me pije të gazuar, të kruarit dhe dhembje do të pushojnë.

Thartira të cilën e posedojnë mund të shërbejë për pastrim të objekteve metalike, të cilat i ka përfshirë ndryshku.

Gjithashtu mund ta përdorni nëse nuk keni afër vetes sprej për çlirimin e vidhave të ndryshkur.

Eliminon shkëlqyeshëm gurët, andaj mund ta përdorni për pastrim të banjës apo të aparateve të kuzhinës.

Nëse keni shumë insekte në ndonjë dhomë apo në oborr, thjesht qiteni lëngun në një tepsi dhe lëreni. Sheqeri nga lëngu do t’i tërheqë, ndërsa thartira do t’i vrasë.

Në tenxheren e shkrumbuar qitni lëng të gazuar që të mbulojë vendet e shkrumbuara, lërini ashtu gjysmë ore, dhe pastaj me sfungjer eliminoni papastërtitë.

Nëse ju bie zjarr apo flakë e pakontrolluar të cilën nuk mund ta fikni, ndërkaq pranë vetes nuk keni aparat përfikje të zjarrit, shishja e lëngut të gazuar do t’ju ndihmojë.

Vetëm tundeni mirë dhe hapeni dhe soda dhe lëngu do ta bëjnë punën e vet. /Telegrafi/

Exit mobile version