Site icon Telegrafi

Të papunëve u bëhet thirrje që të aplikojnë për praktikë

Group of industrial workers. Isolated on white background.

Pesëqind të papunë nga sot mund të aplikojnë për praktikë në firmat private, ku do të mund të përfitojnë përvojë pune nga 3 deri 6 muaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zv. ministri për puën dhe politika sociale, Dime Spasov, u bën thirrje të papunëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që do t’u mundësojë që më lehtë të gjejnë punë, ndërkaq drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski, tha se kompanitë mund të zgjedhin kandidatin që duan.

Vitin e kaluar këtë mundësi e shfrytëzuan 980 persona, nga të cilët 208 janë në vende pune, kurse një pjesë e tyre janë në bisedime për të gjetur një vend pune nëpër firma të ndryshme. Kompanitë janë të obliguara që t’i paguajn kompenzim kandidatit për punën praktike./Telegrafi/

Exit mobile version