Agjencioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë ka lëshuar dy njoftime publike, ku mund të marrin pjesë personat e papunësuar të cilët janë kërkues aktiv të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shpalljen e parë , të interesuatit do të mund të marrin çertifikatë në fushën e IT-së, kurse shpallja e dytë ka të bëjë me çertifikimin e të interesuarve në gjuhën angleze.
Këto shpallje do të jenë të hapura prej 17 tetorit deri sa të plotësohet numri që është parapa nga Agjencioni për Punësim./Telegrafi/