Site icon Telegrafi

Të papunët në Maqedoni, deri në moshën 29 vjeçare, aplikoni për mundësi pune

Të gjithë të papunët e moshës deri 29 vjeçare, nga sot mund të aplikojnë për masën e vetëpunësimit, përmes kreditimit, ndërkaq kompanitë mund të aplikojnë për kreditim të hapjes së vendeve të reja të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Masa e kreditit të vetëpunësimit ofron 7000 euro për kredimarësin, pra kryesuesin e afarizmit, si edhe nga 4000 euro për një punësim të ri. Për deri pesë punësime, ofrohen 23.000 euro.

Periudha e mospagimit është 1.5 vjet, kurse afati për kthimin e kredisë është 7 vjet, dhe me vetëm 1% kamatë vjetore.

Edhe për kompanitë ofrohen kushte të ngjashme të volitshme. Ofrohet kredi prej 4000 euro për një punëtorë, ndërkaq do të mbështeten deri 3 punësime, pra 12.000 euro kredi, me të njëjtat kushte.

Të interesuarit duhet të paraqiten në Agjencinë për punësim të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version