Telegrafi

Të papërgjegjshmit KEK e Termokos

KMDLNJ ka rikujtuar këto dy kompani se janë duke u subvencionuar nga buxheti publik. Edhe pas marrjes së mjeteve, sidomos KEK nuk ka arritur të furnizojë të gjithë konsumatorët me energji elektrike. “KEK -ut sikur s’po i mjafton subvencionimi me dhjetëra miliona euro nga buxheti i Kosovës, kërkon edhe ngritjen e çmimit të rrymës si dhe ndërprerjen e mbështetjes për konsumatorët që janë kategori sociale”.

KMDLNj, edhe njëherë tërheqë vërejtjen se këto veprime të kompanive publike, sidomos të KEK dhe Termokos, janë shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut. “Arroganca dhe papërgjegjësia e këtyre kompanive karshi konsumatorëve duhet të jenë një dritë alarmi për institucionet e Kosovës. Papërgjegjësia e zyrtarëve të KEK shkon aq larg sa që edhe vërejtjet e Ministrisë së Energjetikës, Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe organizatave tjera si KMDLNj i injoron në maksimum”, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse, Qeveria, Zyra e Rregullatorit për Energji, Bordi i KEK ndërmarrjen e masave konkrete ndaj korporatës në fjalë. Dënimet kolektive që po aplikohen janë shkelje të rënda e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/