Telegrafi

Të pandashëm, Loredana publikon imazhe të reja romantike me partnerin Karim Adeyemi

Reperja shqiptare, Loredana javë më parë konfirmoi se ka nisur një lidhjen të re dashurie.

Ajo zbuloi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është futbollisti gjerman i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Dhe që atëherë të shumta kanë qenë postimet dhe dedikimet që dyshja kanë bërë për njëri-tjetrin.

Foto: Loredana/Instagram

Njëjtë ka vepruar Loredana edhe së fundmi duke ndarë disa imazhe të ndryshme përmes llogarisë së saj në Instagram.

Lexo po ashtu Mes romancës me futbollistin Karim Adeyemi, Loredana rikthen në Instagram fotot me Mozzikun

Çifti i ri shihen në momente romantike duke ndarë përqafime e puthje, ndërsa marrin vëmendje edhe me stilin unik të veshjeve.

Foto: Loredana/Instagram

“Dashur, dashuri, dashuri”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e fotove.

Ndryshe, kujtojmë që kjo është lidhja e parë publike e reperes pas asaj disavjeçare me reperin shqiptar, Mozzik, me të cilin ka një vajzë. /Telegrafi/