Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident treni në Gjermaninë jugore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, treni doli nga shinat në veri të vendpushimit të skive Garmisch-Partenkirchen në Bavari.
#BREAKING At least three people have been killed in a train accident in the southern German town of Garmisch-Partenkirchen, a local official says. pic.twitter.com/IIL2Dbmi38
— dpa news agency (@dpa_intl) June 3, 2022
Policia tha se treni kishte qenë i ngarkuar në momentin e përplasjes, me shumë nxënës të shkollave që thuhet se ishin në bord.
Një operacion i madh i shërbimeve emergjente është duke u zhvilluar dhe linja hekurudhore aktualisht është plotësisht e mbyllur.
Deri më tani është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. /Telegrafi/