Telegrafi

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm në një hotel të Kubës

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 30 janë shtruar në spital pas një shpërthimi të fuqishëm në Hotel Saratoga në Havana, sipas presidencës kubane.

Presidenca kubaneze shtoi se disa njerëz janë shprehur në gatishmëri për të dhuruar gjak, transmeton Telegrafi.

Një hetim paraprak sugjeron se shpërthimi i madh që shkatërroi Hotel Saratoga në Havana, Kubë ishte për shkak të një “rrjedhjeje gazi”, tha të premten Zyra Presidenciale Kubane, duke shtuar se më shumë detaje do të pasojnë së shpejti.

Presidenti Miguel Diaz-Canel Bermudez është në skenën e shpërthimit me zyrtarë të tjerë. /Telegrafi/