Telegrafi

Të paktën tre punëtorë të vdekur pasi një skelë u rrëzua në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë

Të paktën tre punëtorë ndërtimi vdiqën kur skela ra në një kantier ndërtimi në Hamburg të hënën, thanë autoritetet gjermane.

Përveç tyre, disa persona të tjerë konsiderohen si “të zhdukur”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shërbimi zjarrfikës në qytetin e dytë më të madh të Gjermanisë tha se vendi i ndërtimit u evakuua pas aksidentit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Disa qindra punëtorë ishin mbledhur jashtë.

Aksidenti ndodhi në Ueberseequartier, pjesë e rrethit HafenCity të qytetit port.

HafenCity është një zonë ish-porti në lumin Elba që po rizhvillohet me ndërtesa zyra dhe banimi, hotele dhe dyqane. /Telegrafi/