Site icon Telegrafi

Të paktën një i vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm me armë në një autobus në Greyhound të Kalifornisë Veriore

Nga të shtënat në një autobus Greyhound në Kaliforninë Veriore ka mbetur një i vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, përpara se sulmuesi të arrestohej brenda një Walmart aty pranë, tha policia të mërkurën mbrëma.

Sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, policia ka marrë telefonatat pak pas orës 19:30 (sipas kohës lokale) se dikush po qëllonte brenda një autobusi jashtë një dyqani në Oroville, në veri të Sacramento, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Butte.

Zëvendësit e Sherifit dhe oficerët e policisë së Oroville gjetën disa njerëz me plagë me armë zjarri dhe një vdiq në vendngjarje, pavarësisht masave për shpëtimin e jetës, tha zyra e sherifit.

Sulmuesi kishte ikur përpara se oficerët të mbërrinin, por duke vepruar, ata gjetën të dyshuarin brenda një shitore Walmart dhe e morën atë në paraburgim, thanë autoritetet.

Numri i njerëzve të qëlluar dhe gjendja e tyre nuk u zbuluan menjëherë, megjithëse kryetari i bashkisë së Oroville, Chuck Reynolds tha më herët në Facebook se pesë persona ishin qëlluar në vendin e ngjarjes.

Detaje të tjera të të shtënave, përfshirë një motiv të mundshëm, nuk u publikuan menjëherë.

Oroville është rreth 65 milje (104 kilometra) në veri të Sacramento. /Telegrafi/

Exit mobile version