Një person raportohet se ka vdekur ndërsa të tjerët janë dërguar në spital pas një sulmi me thikë në Southport, Merseyside.
Një ‘incident kritik’ është shpallur pasi tetë persona janë dërguar në spitalet në të gjithë zonën, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Shërbimet e urgjencës po i përgjigjen incidentit në Hart Street, Southport, dhe u thirrën sot në orën 12:00.
Mësohet se sulmi ka ndodhur gjatë një ore kërcimi joga që u mbajt në rrugë.
Like everyone, I am deeply shocked and concerned about the major incident in #Southport this morning.
An arrest has been made and there is no wider risk to the public.
I would urge people to be careful about what they share online and not to speculate about this incident.… https://t.co/2I5DSy8e3U
— Merseyside's Police Commissioner Emily Spurrell (@MerseysidePCC) July 29, 2024
Dëshmitarët okularë përshkruan se kishin parë “një burrë që godiste me thikë fëmijë të vegjël” dhe policia e armatosur ka ndaluar një burrë dhe ka sekuestruar një thikë.
Atje janë parë makina policie, zjarrfikëse dhe njerëz jashtë një pijetoreje dhe ka raportime se banorët kanë ‘kyçur dyer dhe dritare’.
Një dëshmitar, i cili zotëron një dyqan qoshe në Hart Street, tha se ai u thirr nga një anëtar i stafit i cili i tha: “Shef, shko në dyqan”.
Ai tha: “Pashë shtatë deri në dhjetë fëmijë jashtë çerdhes. Ata u plagosën, të gjakosur. Ata ishin në rrugë, duke ikur nga çerdhja”.
“Ishin therur me thikë, këtu, këtu, këtu, kudo. (Z. Varathan tregoi zonën e qafës, shpinës dhe gjoksit)”.
“Ata ishin të gjithë rreth dhjetë vjeç. Njëri prej tyre është plagosur vërtet rëndë”. /Telegrafi/