Site icon Telegrafi

Të paktën nëntë të vdekur pasi një i moshuar “u fut me makinën e tij” në një vend këmbësorësh në Seul të Koresë së Jugut

Një aksident i madh trafiku ndodhi pranë stacionit të bashkisë së Seulit në Jung-gu, Seul, duke vrarë të paktën nëntë këmbësorë dhe duke lënduar katër të tjerë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrfikësve, një automjet ka dalë në trotuar në një kryqëzim pranë daljes 12 të stacionit të Bashkisë rreth orës 21:26, duke goditur këmbësorët që prisnin të kalonin rrugën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas deklaratave të disa dëshmitarëve, automjeti raportohet se ishte duke lëvizur prapa në momentin e aksidentit.

Policia arrestoi në vendngjarje një burrë rreth të 70-tave.

Mësohet se drejtuesi i mjetit pretendon se aksidenti është shkaktuar nga një përshpejtim i papritur i mjetit.

Policia po heton për rrethanat e sakta të aksidentit.

“Një shofer mashkull rreth të 70-tave besohet se ka goditur këmbësorët që prisnin në semafor”, tha një zyrtar i policisë, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet. /Telegrafi/

Exit mobile version