Të paktën nëntë persona raportohet se humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua të dielën në mëngjes në Gramado, në Brazilin jugor, thanë autoritetet, duke u përplasur me një zonë tregtare të qytetit turistik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani u përplas në oxhakun e një ndërtese, goditi katin e dytë të një shtëpie dhe më pas “ra në një dyqan mobiljesh”, tha në një deklaratë sekretariati i sigurimit shtetëror të Rio Grande do Sul.
Novos vídeos do avião que caiu em Gramado . pic.twitter.com/QmqzqPuFp0
— Carioca (@chutaoddd) December 22, 2024
“Ka nëntë vdekje të konfirmuara nga mbrojtja civile dhe nuk ka asnjë të mbijetuar nga aeroplani”, citohet të ketë thënë Cleber dos Santos Lima, drejtor i Departamentit të Policisë së Brendshme të policisë civile të shtetit.
Queda do avião em Gramado l Confira imagens aéreas
📹Cid Guedes pic.twitter.com/x2RuwFXZFY
— Correio do Povo (@correio_dopovo) December 22, 2024
Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende se sa pasagjerë dhe ekuipazh po udhëtonin në aeroplan, një Piper Cheyenne 400, por më herët thanë se mendonin se po transportonte 10 persona.
Avião cai em pousada na cidade de Gramado #gramado pic.twitter.com/T3Dg3r1ZJ8
— Douglas Simplicio (@simplicio_doug) December 22, 2024
Gramado është një qytet turistik i njohur në Brazil, me një fluks të konsiderueshëm vizitorësh gjatë sezonit të Krishtlindjeve. /Telegrafi/