Site icon Telegrafi

Të paktën nëntë minatorë vdiqën si pasojë e zjarrit në një minierë të Siberisë

Të paktën nëntë minatorë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një minierë në rajonin Kemerovo të Siberisë, derisa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 285 minatorë ishin brenda kur zjarri shpërtheu në minierën e qymyrit Listvyazhnaya në Kemerovë – e njohur gjithashtu si Kuzbass – 3,600 kilometra në lindje të Moskës, shkroi guverantori Sergei Tsivilev.

Shërbimet e urgjencës thanë për Interfax se 237 minatorë u evakuuan, 43 prej të cilëve pësuan lëndime të ndryshme.

Numri i viktimave mund të rritet derisa 49 minatorë kanë mbetur të bllokuar brenda, sipas Interfax. /Telegrafi/

Exit mobile version