Site icon Telegrafi

Të paktën gjashtë të vrarë nga një shpërthim pranë ministrisë së jashtme të Afganistanit

Një sulm vetëvrasës jo shumë larg ministrisë së jashtme të Afganistanit ka vrarë të paktën gjashtë civilë dhe ka plagosur disa të tjerë, ka thënë ministria e brendshme.

Sulmuesi ishte në shënjestër të forcave afgane, por eksplozivët që ai mbante shpërthyen dhe “vranë gjashtë civilë dhe plagosën një numër të tjerë”, tha zëdhënësi i ministrisë Abdul Nafy Takor të hënën në Twitter.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran ka treguar se një sulmues vetëvrasës u identifikua në një pikë kontrolli të sigurisë pranë ministrisë, përcjell Telegrafi.

“Në sheshin Malik Asghar … një sulmues vetëvrasës përpara se të arrinte objektivin u identifikua në një pikë kontrolli dhe u vra, por eksplozivi i tij shpërtheu”.

Ai nuk e përmendi objektivin, por shpërthimi ndodhi në një zonë të frekuentuar në qendër të qytetit pranë një postblloku që ruan një rrugë shumë të fortifikuar që strehon disa ndërtesa qeveritare, duke përfshirë ministrinë e jashtme.

Zadran tha se të paktën tre anëtarë të forcave të sigurisë talebanë ishin në mesin e të plagosurve.

Ndërkohë një spital i drejtuar nga një OJQ italiane tha se priti disa pacientë në qendrën e tij kirurgjikale në kryeqytetin Kabul të specializuar në trajtimin e viktimave të luftës së gjatë në Afganistan. /Telegrafi/

Exit mobile version