Telegrafi

Të paktën gjashtë të vdekur pas sulmit të Al-Shaabab në Somali

Grupi islamik Al-Shaabab ka realizuar një sulm në një hotel duke shpërthyer një veturë bombë në Mogadishu.

Hotel “Afrik” u rrethua sot nga forcat e sigurimit të Somalisë dhe hyrja në atë vend është e ndaluar, raporton cnn.

“Një sulm para një hoteli pranë një kryqëzimi trafiku në qendër të Mogadishut. Një veturë bombë goditi hyrjen e hotelit, pas së cilës sulmuesit e armatosur hynë në ndërtesë. Pati gjithashtu një shkëmbim zjarri”, tha një zyrtar politik i paemëruar.

Dëshmitarët okularë deklaruan se pas shpërthimit të veturës bombë, disa sulmues hynë në hotel.

Ndryshe, në një deklaratë të shkurtër të grupit, ata morën përgjegjësinë për sulmin. /Telegrafi/