Site icon Telegrafi

Të paktën dy të vdekur dhe 100 të plagosur pas përplasjes së trenit me një kamion në Rusi

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur pasi një tren u përplas me një kamion në rajonin jugperëndimor të Vologogradit të Rusisë.

Siç raportohet, gjatë përplasjes së trenit që transportonte rreth 800 persona, 8 vagonë kanë dalë nga shinat.

Ekipet e ndihmës janë dërguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa shërbimi në pjesën e linjës hekurudhore të prekur është ndërprerë për një kohë të pacaktuar.

Gjithashtu, qindra personel për raste emergjente ndodhen në vend, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Mjekët janë në vendngjarje”, tha Ministria ruse e Emergjencave, duke shtuar se 324 punonjës të urgjencës janë përfshirë në operacion.

Bëhet e ditur se treni ishte duke u nisur nga Kazani në Rusinë jugperëndimore për në Adler në bregun rus të Detit të Zi.

Ndryshe, Rusia ka përjetuar një rritje të aksidenteve të trenave me mallra dhe pasagjerë, me të paktën shtatë incidente të mëdha të raportuara që nga qershori.

Deri më tani, nuk ka pasur indikacione për sabotim në asnjë nga ato incidente. /Telegrafi/

Exit mobile version