Të paktën dy nxënës janë therur me thikë në shkollën e mesme Van Nuys në Los Anxhelos.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi pas një sherri dhe një i dyshuar është në arrati teksa shkolla mbetet e mbyllur.
Siç thuhet më tej, policia iu përgjigj sulmit me thikë rreth orës 11 të mëngjesit të së mërkurës – sipas kohës lokale.
Sipas policisë, një djalë 16-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u godit me thikë.
Gjithashtu një 15-vjeçar u godit me thikë dhe u dërgua në spital dhe është në gjendje stabile.
Të paktën një i mitur u arrestua në vendngjarje, ka thënë një burim policor për Los Angeles Times.
Megjithatë, një i dyshuar mbetet i lirë.
Goditja me thikë ndodhi pasi një përleshje mes 11 studentëve shpërtheu në zonën e katërt të kampusit. /Telegrafi/