Site icon Telegrafi

Të paktën 90 xhihadistë të vrarë nga megabomba amerikane

Bilanci për megabombën amerikane që goditi pozicionet e grupit të Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit është trefishuar me të paktën 90 të vrarë mes xhihadistëve, gjithmonë nën shënjestër nga vazhdimi i operacioneve të spastrimit.

Bilanci paraprak bënte fjalë për 36 të vdekur mes anëtarëve të Shtetit Islamik, një rrjet shpellash dhe tunelesh të të cilit u godit në provincën Nangarhar nga arma më e fuqishme konvecionale e ushtrisë amerikane.

Forcat afgane të mbështetura nga amerikanët vazhdojnë operacionet e spastrimit në rajon, bastion i Shtetit Islamik në vend.

Është hera e parë që kjo bombë, jashtë normave prej rreth 11 tonësh, GBU-4/B3 e quajtur nëna e të gjitha bombave, është përdorur.

Exit mobile version