Të paktën 77 njerëz kanë vdekur dhe 94 kanë mbetur të plagosur në verilindje të Pakistanit pas një seri ortekësh shkatërruan shtëpitë.
Ortekët u nxitën nga reshjet e dendura të borës në Luginën Neelum, në Kashmir të administruar nga Pakistani, sipas autoriteteve lokale, transmeton Telegrafi.
Dhjetëra shtëpi ishin thyer dhe varrosur nga dëbora, me shumicën e atyre të vrarë dhe të plagosur që ndodheshin në shtëpitë e tyre kur u goditën nga ortekët, tha të martën Ahmad Raza Qadri, ministri i shtetit për menaxhim dhe shkatërrimin nga fatkeqësitë.
Numri i vdekjeve mund të vazhdojë të rritet, pasi ka frikë se shumë njerëz ende janë të bllokuar.
Personeli i urgjencës gjithashtu është në terren duke reaguar ndaj krizës.
Kryeministri pakistanez Imran Khan tha të martën se ai kishte kërkuar nga agjencia kombëtare e katastrofave, ushtria dhe ministrat federalë të ofrojnë ndihmë humanitare për banorët e prekur.
Ortekët vijnë gjatë një prej dimrave më të ashpër në 20 vjet.
Jeta e përditshme në Kashmir ishte prekur rëndë, me rrugë të bllokuara nga bora, shërbime komunikimi të pakët dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/