Telegrafi

Të paktën 52 të vdekur dhe 35 të zhdukur nga zjarri në një minierë në Siberi

Të paktën 52 persona humbën jetën dhe 35 rezultojnë të zhdukur kur një zjarr sot shpërtheu në një minierë qymyri në pjesën ruse të Siberisë.

Dyshohet se mes të zhdukurve nuk ka të mbijetuar në minierën Listvyazhnaya, raporton bbc. Rreth 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e aksidentit, ku shumica kanë shpëtuar.

Autoritetet në rajonin e Kemerovës thanë se kishin gjetur trupat e 11 minatorëve gjersa tre pjesëtar të kërkim-shpëtimit mbetën të vdekur në një pjesë të largët të minierës.

Vendndodhja e saktë e 35 minatorëve të zhdukur nuk dihet. Operacioni i kërkim-shpëtimit në nëntokë është pezulluar pasdite për shkak të një shpërthimi të mundshëm. Shpëtuesit më pas u evakuuan shpejt nga miniera.

Minatorët raportohet se kanë rezerva oksigjeni që zakonisht mund të zgjasin për rreth gjashtë orë, e cila sigurisht që nuk do të mjaftonte deri ditën e nesërme.

Kujtojmë se pas një seri shpërthimesh metani në një minierë ruse në vitin 2016 mbetën të vdekur 36 minatorë.

Pas aksidentit, autoritetet analizuan sigurinë e 58 minierave ruse të qymyrit dhe shpallën 20 të pasigurta.  Miniera Listvyazhnaya nuk ishte në mesin e tyre në atë kohë. /Telegrafi/