Telegrafi

Të paktën 45 të vdekur në një aksident autobusi në Afrikën e Jugut

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin e Afrikës së Jugut.

Departamenti i Transportit njoftoi sot se një aksident autobusi pranë Mamatlakala, në provincën veriore të Limpopo-s, rezultoi në të paktën 45 të vdekur dhe një person të plagosur rëndë.

Sipas deklaratës, ministria pretendoi se shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat në urë duke bërë që autobusi të kalonte mbi urë dhe të përplasej me tokën ku mori flakë, raporton reuters.

Autobusi i pasagjerëve po transportonte njerëz nga Botsvana, një vend pa dalje në det në Afrikën Jugore, në Moria, një qytet në Limpopo, shtoi ai.

Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, pasi disa trupa u dogjën, të tjerët u bllokuan brenda mbeturinave dhe u shpërndanë në vendngjarje.

Ndryshe, autoritetet afrikane kanë nisur hetimet rreth aksidentit dhe së shpejti do të dalin me përfundimet e para. /Telegrafi/