Site icon Telegrafi

Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të një autobombe në Bagdad

Të paktën 40 persona u vranë nga shpërthimi i një makine bombë, në qendër të Bagdadit, dje në mbrëmje vonë, sipas policisë dhe burimeve mjekësore.

Më shumë se 60 persona u plagosën kur një makinë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu pranë një qendre tregtare.

Nuk ka të dhëna se kush mund të fshihet pas shpërthimit.

Bagdadi ka qenë shpesh qendër e sulmeve me bomba vdekjeprurëse, shumica e të cilave mendohet të jenë kryer nga Shteti Islamik.

Ata shpesh synojnë vende të mbushura me njerëz, tregje dhe restorante në zonat shiite si dhe tubime fetare të tyre.

Exit mobile version