Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë lënduar kur një automjet shërbimi dhe një autobus pasagjerësh u përplasën në provincën Tamanrasset të Algjerisë jugore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbrojtja civile raportoi në faqen e saj në Facebook se autoritetet u shfaqën në vendin e aksidentit rreth orës 4:15 të mëngjesit të mërkurën pas aksidentit në Rrugën Kombëtare, 1,900 km në jug të kryeqytetit, Algjeri.
Ekipi i mbrojtjes civile konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se të lënduarit u dërguan në spital.
Pamjet e postuara nga mediat lokale treguan pasojat e aksidentit dhe automjetet në flakë. /Telegrafi/