Site icon Telegrafi

​Të paktën 30 të vdekur, shumë të bllokuar dhe miliona njerëz pa energji elektrike – ndërsa uragani Helena “kaloi përmes” juglindjes së SHBA-së

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën ndërsa uragani Helene “po kalonte përmes” juglindjes së SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhet e urgjencës po nxitojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e përmbytura pasi Helene goditi brigjet e Floridës si një stuhi shumë shkatërruese e kategorisë 4.

Ajo gjeneroi një stuhi masive, duke shkaktuar një gjurmë shkatërrimi që shtrihej qindra milje në veri.

Përveç kësaj, miliona njerëz janë pa energji elektrike në Florida dhe shtetet fqinje.

Ndërkohë, dhjetëra pacientë janë duke u shpëtuar me helikopter nga çatia e një spitali të përmbytur në Tennessee.

Helene, e cila tani është reduktuar në një stuhi tropikale, tani është mbi Karolinën e Veriut me erëra maksimale të qëndrueshme prej 45 mph (72 km/h).

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka miratuar kërkesat për shpallje emergjente nga guvernatorët e disa shteteve jugore të prekura nga Helene.

Georgia, Florida, Alabama, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut do të marrin ndihmë nga më shumë se 1500 personel të reagimit emergjent, duke përfshirë ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, stafin e ndihmës mjekësore dhe ekspertët inxhinierikë. /Telegrafi/

Exit mobile version