Të paktën 29 persona kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin mëngjesin e së shtunës, sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit.
Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë (rreth 6 milje i thellë), sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).
Ndërkohë, kryeministri Ariel Henry u bëri thirrje haitianëve të bashkohen në solidaritet pas tërmetit të së shtunës, raporton cnn.
“Unë u shpreh ngushëllimet të afërmëve të viktimave të këtij tërmeti të fuqishëm që ka shkaktuar disa humbje të njerëzve dhe pronave në disa pjesë të vendit”, shkroi Henry në Twitter.
“Unë i bëj thirrje të gjithëve që të kenë një frymë solidariteti dhe angazhimi nga të gjithë haitianët për të formuar një front të përbashkët për t’u përballur me këtë situatë dramatike që po përjetojmë aktualisht”, shkroi ai në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/yntch0/status/1426571695238811654
#Breakingnews
7.2 strong #earthquake rock the coast of #Haiti. #tsunami warning.This is the strongest #earthquake after 2018 .
Pray 4 the People of #Haiti . Stay strong prayer 🙏#haitiearthquake pic.twitter.com/wJOnle4TG7— Nihar Ranjan (@Nihar_Ranjan11) August 14, 2021
#NEW: Images reveal mass destruction following the 7.2 earthquake in #Haiti. Similar in strength to the catastrophic earthquake that killed more than 160,000 people in the Caribbean country in 2010, according to a study. pic.twitter.com/1RYFlv31af
— Leonardo Feldman (@LeoFeldmanNEWS) August 14, 2021