Site icon Telegrafi

Të paktën 287 nxënës shkolle janë rrëmbyer nga persona të armatosur në veriperëndim të Nigerisë

Të paktën 287 nxënës, disa deri në tetë vjeç, janë mbajtur nga persona të armatosur që bastisën shkollën e tyre në shtetin veriperëndimor të Kaduna të Nigerisë herët të enjten, tha një zëdhënës i policisë për CNN të premten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 300 nxënës u morën herët të enjten nga banditët e armatosur me motoçikleta që sulmuan shkollën fillore dhe të mesme, tha zëdhënësi i policisë së shtetit Mansur Hassan.

Disa nga nxënësit u shpëtuan, por 287 prej tyre mbeten me rrëmbyesit, tha Hassan.

“Nxënësit janë rrëmbyer nga ambientet e shkollës të enjten në mëngjes rreth orës 08:00 (me orën lokale). Rreth 287 nxënës janë ende në duart e banditëve, 100 nga shkolla fillore dhe 187 nga shkolla e mesme”, tha Hassan, duke shtuar se “mbi 300 nxënës fillimisht u rrëmbyen, por disa u shpëtuan”.

Më herët, Reuters raportoi se 227 fëmijë u rrëmbyen, duke përmendur një mësues, këshilltar lokal dhe prindërit e fëmijëve të zhdukur.

Disa raporte të tjera duke përfshirë Washington Post dhe një raport lokal 287, duke cituar drejtorin e shkollës.

Megjithatë, CNN shkruan se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra. /Telegrafi/

Exit mobile version