Site icon Telegrafi

Të paktën 26 të vdekur në një sulm të ISIS-it ndaj një spitali

Të paktën 20 ushtarë sirianë dhe milicë pro-regjimit u vranë sot në një sulm të grupit Shteti Islamik (ISIS) kundër një spital të Deir Ezzor, raportoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“ISIS-i sulmoi spitalin Al Asad, që ndodhet në hyrjen lindore të qytetit, duke vrarë të paktën 20 ushtarë dhe milicë”, njoftoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-s. “Nga ana tjetër, të paktën gjashtë xhihadistë u vranë në këto luftime që u zhvilluan dhe për momentin nuk ka asnjë kontakt me ekipet mjekësore që ndodheshin në spital”.

Exit mobile version