Telegrafi

Të paktën 25 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Filipine – pasi një stuhi tropikale përfshiu vendin

Të paktën 25 persona kanë vdekur deri më tani nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Filipine pasi stuhia tropikale Megi përfshiu vendin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të martën, ekuipazhet e shpëtimit ishin ende duke luftuar për të tërhequr njerëzit e bllokuar në brigjet lindore dhe jugore.

Stuhia goditi arkipelagun të dielën me erëra deri në 65 km (40 milje) në orë.

Ajo ishte stuhia e parë e tillë e vitit ndërkohë që Filipinet zakonisht shohin mesatarisht 20 çdo vit.

Më shumë se 13,000 njerëz u larguan ndërsa shiu i dendur dhe erërat ndërprenë furnizimin me energji elektrike, përmbytën shtëpitë dhe fushat dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në fshatra. /Telegrafi/