Përmbytje në Shtetet e Bashkuara morën jetën e 22 qytetarëve.
Të paktën 22 persona u vranë nga përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Tennessee. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të dhjetëra personave të tjerë të listuar si të zhdukur.
Përmbytjet e së shtunës në zonat rurale shkatërruan rrugë, shtylla telefoni, duke lënë familje të tëra të pyesin nëse të dashurit e tyre i mbijetuan përmbytjeve të pashembullt, raporton agjencia ap.
Shumë nga të zhdukurit jetojnë në vendbanimet ku uji u rrit më shpejt, tha Sherifi i Qarkut Humphries Chris Davis, i cili gjithashtu konfirmoi 22 vdekje në rrethin e tij. Deri në 43 centimetra shi ranë në Humphreys County të shtunën, duke thyer rekordin e Tennessee për reshjet një ditore me më shumë se tetë centimetra, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar.
Guvernatori i Tennessee Bill Lee vizitoi rrethin, duke e quajtur atë “një pamje shkatërruese të humbjes dhe dhimbjes së zemrës”. Kishte rrënoja makinash të shkatërruara, kompani të rrënuara dhe shtëpi kudo në rreth. /Telegrafi/