Site icon Telegrafi

Të paktën 21 persona të vdekur shkaku i stuhisë së fortë në Brazil

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në jug të Brazilit pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete.

Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se numri i vdekjeve është më i larti në shtet.

Ai tha se rreth 60 qytete u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik, raporton cbsnews.

Leite deklaroi se 15 viktima u gjetën në një shtëpi në Mutsum, një qytet me rreth 50 mijë banorë.

Qeveria e shtetit Rio Grande do Sul njoftoi se 1650 njerëz kanë mbetur pa shtëpi që nga dita e hënë.

Pamjet televizive treguan familjet në çatitë e tyre duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin nga brigjet e tyre.

Rio Grande do Sul u godit nga një tjetër ciklon ekstratropikal në muajin qershor, ku mbetën të vdekur 16 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version