Site icon Telegrafi

Të paktën 2,000 bagëti kanë ngordhur pas një ndryshimi të shpejtë të temperaturave në pjesën jugperëndimore të Kansasit

Të paktën 2,000 bagëti kanë ngordhur në pjesën jugperëndimore të Kansasit pasi ndryshimi i shpejtë i temperaturave, lagështisë dhe erës e bënë të vështirë për lopët të përballonin këtë ndryshim.

Kështu ka thënë për CNN, Drejtori i Departamentit të Shëndetit dhe Komunikimit të Mjedisit në Kansas, Matt Lara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një ngjarje e pazakontë moti fundjavën e kaluar, ku zonat e Kansasit jugperëndimor panë një rritje të temperaturës 10 deri në 14 gradë dhe një rritje të lagështisë, shkaktoi probleme në disa bagëti në rajon.

Dhe sipas Scarlett Hagins nga Shoqata e Blegtorisë së Kansas, ndryshimi i papritur nuk lejoi që bagëtia të ambientohej aq shpejt sa duhej.

“Stresi i nxehtësisë është një shqetësim në këtë kohë të vitit dhe prodhuesit bëjnë çdo përpjekje për të zbutur situatën përpara një ngjarjeje ekstreme të nxehtësisë duke u siguruar që të ketë ujë shtesë, duke ndryshuar oraret dhe racionet e ushqimit nëse është e nevojshme dhe duke zbatuar sisteme spërkatëse”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QnUf3UleOgI

Exit mobile version