Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi për të moshuarit në qytetin siberian të Kemerovës, thonë zyrtarët rusë.
Gjashtë persona të tjerë pësuan lëndime, raporton BBC, përcjell Telegrafi. I gjithë kati i fundit i ndërtesës dykatëshe prej druri është djegur nga zjarri gjatë natës.
Raportet e para thonë se mund të jetë shkaktuar nga një kazan i ngrohjes.
In the #Russian city of #Kemerovo, at least 11 people died as a result of a fire in an illegal nursing home.
The area of the fire is 180 square meters, it has been assigned an increased rank of complexity. pic.twitter.com/KIGIcIfUxE
— NEXTA (@nexta_tv) December 23, 2022
Shtëpia private për të moshuarit funksiononte ilegalisht, u cituan zyrtarët të kenë thënë nga agjencia e lajmeve Tass.
Disa zjarrfikës u mobilizuan në vendngjarje dhe zjarri u shua herët të shtunën.
Guvernatori i rajonit tha se të gjitha objektet e ngjashme tani do të inspektohen.
Lidhur me rastin raportohet se ka filluar një hetim penal.
Zyrtarët lokalë të shërbimit zjarrfikës i thanë Tass se shumë shtëpi të paregjistruara për të moshuarit funksiononin në të gjithë Rusinë. Si të tilla, ato konsideroheshin pronë private dhe nuk i nënshtroheshin inspektimeve të sigurisë nga zjarri. /Telegrafi/