Të paktën 20 persona besohet se kanë gjetur vdekjen kur një kamion u përplas me një autobus në Limpopo të dielën.
Sipas autoriteteve, shumica e njerëzve vdiqën në vendin e ngjarjes së aksidentit që ndodhi midis orës 17:00 dhe 18:00 në zonën e Nianit në rrugën e Musina, përcjell Telegrafi.
Autobusi, i cili u përplas kokë më kokë me kamionin, besohet se po transportonte punëtorët e minierave në Venetia Mine, një minierë diamanti në pronësi të De Beers.
We've lost lives in Musina Limpopo. Bus ya Mine ya vhathu vha Murray and Roberts yo thulana na truck."allegedly "22 people are deceased, while 4 survived… Horrific accident on a Sunday 😭💔 pic.twitter.com/EjQZaZySfk
— Tshamano Thanyane (@Tshamano_Thanyi) September 17, 2023
Nuk dihen ende detaje rreth shkakut të përplasjes.
Miniera Venetia është miniera më e madhe e diamanteve në vend, që përbën më shumë se 40 për qind të prodhimit vjetor të diamanteve të Afrikës së Jugut dhe punëson më shumë se 4,300 njerëz.
Afrika e Jugut renditet lart kur bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore në kontinent, megjithatë ajo ka gjithashtu një rekord të keq të sigurisë rrugore. /Telegrafi/