Të paktën 20 persona u vranë dhe 119 të tjerë janë plagosur në tre shpërthime që u regjistruan sot në Kabul, gjatë ceremonisë mortore të një personi i cili u vra një ditë më parë gjatë protestave për shkarkimin e qeverisë afgane.
“Informacionet e para bëjnë të ditur për të paktën dhjetë të vdekur”, tha Najib Danish zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.
“Një numër i konsiderueshëm personash u vranë gjatë ceremonisë funebre të Salim Ezadyarit”, djali i një politikani të shquar afgan”, u shpreh për median dëshmitari Abdul Wudood.